Vajza nga Tirana porosit makinë luksoze në internet, por bie pre e mashtrimit
E Shtunë 23 Shtator 2017, 14:02
Dritare.net
"Është një faqe online Auto... që po na vjedh. Më thanë të paguaja diku tek 8 mijë euro d.m.th për një makinë luksozë dhe pasi bëra pagesën, humbën çdo kontakt me mua.
Makina nuk erdhi në shtëpi. Kjo kompani ka si ndërmjetës Buy To America. Ju lutem bëjeni alarm, sepse mund t'u ketë ndodhur dhe shumë të tjerëve. Gjasmë makina luksoze me çmim të mirë e të lirë. Unë rashë pre e mashtrimeve, shpresoj mos të bien dhe të tjerë”, shkruan ajo.