Vajza, këto 8 gjëra, mos i diskutoni kurrë me meshkujt!

Gratë vdesin të flasin dhe të bëjnë thashetheme, prandaj dritare.net ju sjell disa rregulla të thjeshta komunikimi me burrat.

1. Mos flisni për ish të dashurin

Credit: Freepik

E dimë që doni të jeni të sinqerta dhe partnerit tuaj dëshironi t’i tregoni gjithçka. Por mos flisni shumë për ish të dashurin tuaj. Ne nuk po themi mos i tregoni që keni pasur një, por duhet të tregoheni të rezervuara me detajet. Gjithmonë kujtoni si do ndjeheshit ju, nëse i dashuri juaj do fliste për ish të dashurën e tij.

2. Mos u mundo të dukesh e zgjuar

Mos thoni e kuptova diçka, kur nuk e keni kuptuar. Asnjëherë mos u sillni arrogante me komunikimin me burrat. Duket komike kur nuk e kupton një temë, dhe fillon të argumentosh rreth saj.  Tregohuni e sinqertë, dhe dritare.net ju këshillon të mos flisni shumë për veten, sidomos në fillim të një lidhje.

Credit: Freepik

3. Mos u entuziazmo për një mashkull, në sy të partnerit tënd

Mos rrini duke admiruar burrat e tjerë, për pamjen, punën, talentin, apo gjithçka tjetër. Mund t’ju vijë natyrshëm, por është e padenjë. Të krahasosh partnerin do e bëjë të ndihet keq, sepse askujt nuk i pëlqejnë krahasimet.

4. Familja e tij është tabu

LEXO DHE :  Presidenca publikon emrat e kandidatëve për Gjykatën Kushtetuese

Asnjëherë mos flisni negativisht për familjen dhe miqtë e partnerit tuaj, sidomos për nënën e tij. Përpara se ta bëni një gjë të tillë, vendoseni veten në pozicion, dhe do e kuptoni shumë mirë se për çfarë ndjesie e kemi fjalën. Mos harroni se të gjithë bëjnë sikur duan, mendojnë sikur duan, dhe se askush nuk vepron njësoj si ju.

5. Mos flisni me nënkuptime

Burrat flasin drejt, prandaj dhe ju flisni drejt. Bëni pyetje specifike. Është e rëndësishme të flisni për gjëra që të dy dëshironi, dhe jo që nuk dëshironi. Nëse keni diçka për të thënë, thojeni troç, jo me nënkuptim.

Credit: Freepik

6. Lini detaje

Mos i tregoni gjithçka partnerit tuaj, janë disa çështje private që ose diskutoni me shoqet ose me mamin, por jo me partnerin. Aq më pak ai di, aq më mirë do flejë.

7. Mos e injoroni publikisht

Meshkujt nuk dëshirojnë që të përqeshen apo tallen nga gratë e tyre, në publik. Në përgjithësi, në asnjë rrethanë. Pavarësisht të gjithave, burrat janë qenie të pambrojtura dhe shumë të brishta.

8. Heshtja është e artë

Gjithmonë mbajeni mend këtë gjë, dhe buzëqeshni!/E.B-dritare.net

Credit: Freepik

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.