Vajza, këtë verë vishni vetëm boho style!

Jemi një hap më afër verës dhe mendja jonë tashmë ka filluar të udhëtojë dhe të mendojë, se çfarë do veshim dhe se cilat do jenë trendet e verës.

Por, ja që ne mendojmë gjithmonë për ju, dhe tashme ka ardhur çasti t’ju themi se veshjet që do të mbizotërojnë këtë verë do të jenë të stilit “Bohemian” ose siç njihet ndryshe boho style.

Boho style janë veshjet zakonisht artistike dhe të pazakonta. Ato janë shumë të bukura për stinën e verës, për këtë arsye ne kemi sjell 5 aksesorë të stilit boho që do dominojnë edhe këtë verë, informon dritare.net

1. Bluza të qëndisura

boho blouse

E megjithatë, edhe pse vite më parë kemi thënë se nuk i veshim kurrë këto bluza, ja që erdhi momenti  t’i veshim, pasi jo vetëm që janë trend por janë edhe shumë të bukura. Mund t’i vishni ato me një palë xhinse të ngushta të thjeshta ose me pantallona të shkurta.

LEXO DHE :  Studentët e dhjetorit që nuk kërkojnë pushtet, por shtet

2. Sandalet gladiator

Këto sandale do të mbizotërojnë edhe këtë verë, si mos mbizotërojnë pasi janë sandalet më të bukura dhe më të rehatshme.

3. Fustan i bardhë

white boho

Edhe pse nuk keni qenë një fanse e boho style, sigurisht që keni në veshjet tuaja këtë fustan, ose nëse nuk e keni me siguri e pëlqeni, pasi është me të vërtet një mrekulli. Këtë herë ju mund ta kombinoni atë me sandalet gladiator që përmendëm më lart.

4. Një fund Maxi

boho skirt

Një maxi fund është veshja ideale jo vetëm që të dukeni bukur, por edhe do ju jap gjatësi. Në qoftë se ju e kombinoni më një bluzë një ngjyrëshe, do jetë boho style më i mirë për këtë verë.

5. Shamitë

Ska si të mungojnë shamitë mbi kokë pasi kur përmendim bohemian style ajo është gjeja e parë që na vjen në mëndje. Shamia është veshja karakteristike e verës./D.M-Dritare.net

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.