Vajza e mbytur në Golem gënjeu prindërit, për të takuar burrin që e vrau
E Hënë 15 Gusht 2016, 13:01
Dritare.net
Por në të vërtetë ajo kishte shkuar në Golem për të takuar burrin që më pas do ta vriste.
Sipas policisë, autor i ngjarjes është shtetasi Sokrat Shani 65-vjec i cili më pas ka vrarë veten në Krutje të Lushnjes.
Ngjarja nuk ka ende një motiv, teksa adresa e banesës në Golem u gjet në shtëpinë e 65-vjeçarit, në një letër, që u gjet pranë trupit të tij.
Letra e autorit
Në banesën e autorit u gjet një letër, firmosur prej tij, e cila mban datën 14 gusht.
“Jonida ndodhet në shtëpinë e Ludit në Golem. Ka ndërruar jetë. Shtëpia ndodhet përballë pishines tek hotel p, në katin e katërt. Jonida është nga Kryekuqi ”- thuhet në letër.