Vajza e mashtroi dhe i mori 60 milionë lekë, ja çfarë ka ndodhur me drejtorin e Postës!
Dritare.net
“Djali po kalon një situatë të rëndë psikologjike. Ju lutem na lini të qetë pasi nëse i ndodh gjë djalit, do akuzoj juve të medias,”-u shpreh ai për gazetën “Shqiptarja.com”. Ndërsa kushëriri i Bajrush Ahmetajt shprehet se përveç se ra viktimë e asaj, ai po kalon një gjendje të vështirë pas përhapjes së historisë nga media.
Gjatë denoncimit në Polici, Ahmetaj ka treguar të gjitha elektroshtëpiaket dhe sendet që i kishte blerë Ertila Beqajt, që sipas tij, kapnin vlerën e 60 milionë lekëve. Ai ka rrëfyer se shpesh ka marrë kredi, për të plotësuar nevojate vajzës. Ja dëshmia e tij në Polici:
Ku punoni aktualisht?
Jam me detyrë përgjegjës i zyrës postare Manzë, Durrës.
Ku konsiston detyra juaj si përgjegjës i zyrës postare?
Si përgjegjës i zyrës postare, unë kryej detyrat e mëposhtme: arkëtoj shërbimet postare, shpërndaj pensionet, shpërndaj ndihmat e invalidëve, arkëtoj energjinë elektrike, gjoba makinash, arkëtojmë shërbimin postar të aplikimit për dëshmi penaliteti, legalizim dokumentacioni në Ministrinë e jashtme, si dhe shërbime të ndryshme postare.
Sa është paga juaj?
Paga ime është 27.000 lekë në muaj.
Mund të na shpjegoni se ku e keni gjetur shumën 6.000.000 lekë, që keni përmendur në kallëzimin tuaj?
Më ka dërguar vëllai nga Anglia, nëpërmjet Bankës Raiffeisen diku tek 8.000 paund, dhe 5.000 paund nëpërmjet Western Union ose Money Gram, por që nuk i kam mandatet sepse ka vite që m’i ka dërguar. 1.000.000 lekë m’i ka dhënë dhuratë babai im Ismeti, i cili ka qenë prej vitesh emigrant në Itali dhe aktualisht është invalid. I kam marrë borxh para 6-7 muajsh shumën 1.000.000 lekë xhaxhait tim Xhemal Ahmati, i cili aktualisht është i papunë, por ka djemtë jashtë shtetit. Ia kam marrë pa kontratë ose deklaratë. Gjithashtu i kam marrë borxh shumën 1.000.000 lekë kunatit tim Admir Metaj, i cili ka një biznes dyqan ushqimor. Ia kam marrë në mirëbesim pa kontratë ose deklaratë noteriale. Gjithashtu në muajin korrik 2017 kam marrë nga Raiffeisen Bank kredi në shumën 800.000 lekë.
Ju keni qenë i pranishëm gjatë kontrollit të banesës së shtetases Enerlita Beqja. Na shpjegoni nëse kanë qenë aty dhe a i keni njohur sendet që keni blerë.
Po kam qenë i pranishëm dhe gjatë kontrollit kam njohur lavastovilje, 2 televizorët LG, dy këndet e divaneve, pllakat e dyshemesë dhe parketin laminat, dyert e drurit të brendshme, pllaka e bufesë, kafazet e kanarinave dhe 2 qentë e vegjël, 2 telefonat Iphone, laptopin, disa gjëra tualeti të saj, zilen e derës, pllakat në ballkon, vellon e nuses që ia kisha blerë te “Geraldina Sposa”, disa kostume popullore. Dua të shtoj se gjatë kontrollit dëgjova zërin e Ertildës dhe konfirmova se ishte zëri i kësaj shtetaseje me të cilën unë komunikoja në telefon dhe Messenger, por që ishte me emër tjetër.
I dispononi faturat tatimore me TVSH për mallrat e blera?
Disa fatura i kam ruajtur dhe jua kam vënë në dispozicion ndërsa pjesën tjetër ia kam dhënë Ertilës së bashku me mallin sepse ka qenë malli me garanci.Gjë tjetër nuk kam për të shtuar./L.P./Dritare.net