Ditën e stome, vajza e ish-spiunit rus, Yilia Skripal ka refuzuar ndihmën e ambasadës ruse. Yulia së bashku me të atin u helmuan në datën 4 mars në Londër dhe deri ditën e djeshme ka qëndruar në spital dhe më pas është larguar, ndërkohë që i ati, Seregei Skripal vazhdon të qëndrojë ende në spital edhe pse është jashtë rrezikut për jetën. Yuila menjëherë pas daljes nga spitali është dërguar në një vend të fshehtë dhe ditën e sotme ajo ka refuzuar ndihmën e Rusisë, “për momentin”. Sipas “BBC”-së , ky vendim i Yulias po vlerësohet si një goditje ndaj Presidentit Vladimir Putin.
Ndërkohë që ambasada rusë vjen më një përgjigje, duke thënë se kjo deklaratë nuk është e Yulias./K.Ç/Dritare.net