Vajti për të shpëtuar jetën në Turqi, vdes në spital shqiptarja 7 vjeçe

Ka ndërruar jetë vajza 7 vjeçare nga Kosova, e cila u dërgua me urgjencë për kurim në një prej spitaleve të Turqisë.

Delfina Shala vuante nga një sëmundje në boshtin kurrizor. Kanë qenë vetë familjarët ata që kanë lajmëruar vdekjen të të voglës.

Shala mbylli sytë përgjithmonë mëngjesin e së mërkurës shkruan Klankosova.tv

Prindërit kanë dyshime të forta në lidhje me trajtimin që vetë stafi mjekësor në Turqi kanë bërë ndaj të bijës. Ata kërkojnë që të kryhet autopsia për të zbuluar shkakun e vdekjes.

LEXO DHE :  Zjarri i madh djeg 12 hektarë pyje, në Bulqizë

Të shumtë kanë qenë qytetarët që kontribuuan për mbledhjen e shumës prej 60 mijë eurosh, e cila duhej për trajtimin e sëmundjes së Delfina Shalës./d.m-dritare.net

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.