Ushqimet që u japin formë dhe zmadhojnë të pasmet

Modelet  ebukurisë ndryshojnë me të njëjtën shpejtësi siç ndryshojnë tendencat e fundit të modës. Me termin modelet e bukurisë, u referohemi pikërisht atyre modeleve fizke të paracaktuara më së shumti nga imazhet televizive. Nëse deri në fillim të vitetve në ekrane dhe pasarela mbizotëronin femrat ”petite”, viti 2017 duket shumë, po shuumë larg tyre. 90-60-90 mund të zëvendësohet fare mirë nga 90-60-120, pasi dëshira për të patur të pasme të mëdha e të rrumbullakosura alla braziliane është shumë e lakmuar nga femra. Për ato femra që nëna Natyrë nuk i ka bekuar në këtë pjesë, Living ju tregon 3 hapa për të zmadhuar të pasmet në mënyrë natyrale. Është e pamundur t’ju japësh formë të pasmeve pa bërë stërvitje. Që të arrini këtë objektiv, duhet të ndiqni 2 faza:
-Ushtrimet për forcimin dhe tonifikimin e të pasmeve
-Ushqyerja pas stërvitjes
Mos e harroni këtë rregull të thjeshtë: Nëse doni të shtoni në peshë, duhet të hani më shumë. Nëse doni të zmadhoni vetëm të pasmet, duhet të hani në sasi të duhur. Teprimi me gjithçka është e dëmshme, prandaj mos e teproni me proteinat dhe karbohidratet pasi mund të shkaktojnë probleme shëndetësore. Ushqimet që ndihmojnë në këtë rast janë:

LEXO DHE :  Rreziku i ndërhyrjeve estetike. Mjekët: Shqiptarët, të ekspozuar nga sëmundjet

Ushqimet e pasura në proteina:Disa burime natyrale të proteinave janë peshku tuna, vezët, mishi i pulës apo gjeli i detit, thjerrëzat, mishi i kuq pa dhjamë etj.

Ushqimet e pasura në karbohidrate: Karbohidratet që ndihmojnë në mbajtjen e një muskulature të mirë janë kuinoa, orizi kaf, bollguri, drithërat, patatet e ëmbla etj.

Ushqimet e pasura në yndyra të pangopura: Ndryshe nga yndyrat e dëmshme, ato të shëndetshme sigurojnë një sërë përfitimesh shëndetësore. Ato ndihmojnë edhe për të formuar ttupin e ëndërruar, madje edhe për të rënë në peshë. Burimet më të mira për yndyrat e shëndetshme janë vaji i peshkut, vaji i ullirit ekstra i virgjër, bajamet, arrat etj.

Lini një koment

Adresa juaj e-mail nuk do te publikohet.


*


This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.