ELBI
Elbi ndoshta është karbohidrat, por pa marrë parasysh se ushqime të tilla ofrojnë energji me afat të shkurtë kohor, ky lloj i drithi zvogëlon oreksin, sheqerin në gjak dhe rrezikun nga diabeti. Fshehtësia pse elbi është më i mirë në krahasim me karbohidratet e tjera kur ngopja është në pyetje, qëndron te fibrat. Nëse hani bukë elbi, mund të prisni përmirësim në metabolizëm dhe rënien e sheqerit në gjak.
SPECI I KUQ
Specat e kuq shtojnë shpenzimin e kalorive dhe pakësojnë oreksin. Ky efekt është më i fortë te personat që nuk e kanë për shprehi të konsumojnë ushqime pikante.
MISHI I PAYNDRYRSHËM
Proteinat janë të shkëlqyeshëm në zvogëlimin e oreksit dhe ofrojnë ndjenjën e të qenit të ngopur. Vetëm 100 gr mish pa yndyrë shujtën tuaj e bëjnë të ngopur. Ata që nuk e pëlqejnë mishin , mund ta zëvendësojnë me bishtaja, fasule, lente, leblebi, perime të gjelbra, si spinaq, brokol dhe lakër jeshile.
SALMONI
Salmoni përmban sasi të madhe të aminoacideve omega 3, që japin ndjenjën e ngopjes dhe pakësojnë kolesterolin. Hormoni leptinë i cili prodhohet falë atyre yndyrave të shëndetshme pakëson ndjenjën e urisë te njerëzit që kanë peshë të shëndetshme. Nëse nuk ju pëlqen salmoni, mund ta zëvendësoni me ton, troftë dhe skumbri.