Niseni me këto...
Shmangni alkoolin
Shumë njerëz mbështeten tek alkool si një mënyrë të sigurt për të larguar ankthin. Ndërkohë që mund t’ju bëjë të lumtur në atë moment, varësia e gjatë ndaj alkoolit mund të përkeqësojë efektet e ankthit me kalimin e kohës. Përveç kësaj, sëmundjet që lidhen me alkoolin mund të çojnë në ankth të rënduar, depresion dhe çrregullime të sistemit nervor.
Përdorni domate të freskëta
Domatja është një përbërës i shëndetshëm, aq sa shumë amerikanë besojnë se ketchup është po ashtu një ushqim i shëndetshëm, por shumica e firmave të ketchup nuk përdorin domate të vërteta, dhe kanë sasi të larta shurup misri të pasura me fruktozë. Kjo dhe shtesa të tjera të sheqerit në fakt rritin dëshirat tuaja për ushqim, gjë që çon në shtim peshe, që më pas përkeqëson ndjenjat e ankthit. Kështu që, kur të blini ushqim herën tjetër, kontrolloni për t'u siguruar që nuk përmban shurup misri të pasur me fruktozë.
Bëni një pushim nga pastat
Pasta, ose çdo lloj forme tjetër të karbohidrateve, shkaktojnë luhatje të shpejtë të sheqerit në gjak. Përveç kësaj, prania e lartë e sheqerit në gjak sjell rrezik të lartë në depresion, veçanërisht tek femrat. Megjithatë, nëse ju konsumoni sasi të larta të drithërave përfshirë orizin kaf dhe quinoa, mund të ndihmojnë në uljen e ankthit dhe rrezikun e depresionit.
Shkëputeni veten nga pijet dietike
Pijet energjetike dhe distike, janë një shkatërrim për njerëzit që vuajnë nga ankthi. Kafeina dhe sheqeri artificial zvogëlojnë aftësinë për të përthithu serotonin në nivelet e duhura për t’u përcjellë siç duhet deri në tru. Për të shmangur këtë ndjesi, përdorni më mirë ujë mineral të aromatizuar.
Ndërpriteni konsumimin e kafes
Kafja në doza të vogla mund të jetë e shëndetshme, por nëse pini vazhdimisht, kafeina e tepërt mund të jetë arsyeja që ndjeheni të lodhur gjatë ditës. Konsumimi i më shumë kafeine sesa duhet, mund të stimulojë më tepër sistemin tuaj nervor, e cila mund të rrisë nivelin e stresit, dhe të çojë në çrregullime të panumërta të ankthit social. Përveç kësaj, është treguar se kafeina e tepër mund të çojë në çrregullime neurologjike të ardhmen./dritare.net