Ushqimet që pastrojnë arteriet dhe mbrojnë zemrën nga sulmi!

Një nga shkaqet kryesore të goditjeve në zemër, pas stresit, pasivitetit fizik, dietës strikte janë edhe arteriet e bllokuara, pasi ato pengojnë qarkullimin normal të gjakut.

“Sistemi i qarkullimit të gjakut është një rrjet i ndërlikuar i kapilarëve, enëve të gjakut dhe arterieve. Këta gypa lëvizin gjakun e oksigjenuar në të gjithë trupin, duke ndihmuar në funksionimin e tij. Kur oksigjeni ka përfunduar, ju nxirrni dyoksidin e karbonit nga mushkëritë tuaja, merrni më shumë gjak të pasur me oksigjen dhe niset sërish cikli.

Për aq kohë sa enët janë të hapura, gjaku qarkullon lirshëm, por ndonjëherë krijohen edhe bllokime të vogla të cilat mund t’ju kushtojnë jetën.

Këto bllokime quhen pllakëza, të cilat zhvillohen edhe më shumë kur shkrihet kolesteroli në muret e arterieve. Ndërsa pllakëzat rriten, mund të bllokojnë tërësisht qarkullimin e gjakut në arterie.”,- shkruan HealthLine, informon dritare.net

LEXO DHE :  Tritol shtyllës në Laç, Spiropali: Dihet kush u bie nga tërbimi

Për fat të mirë ka mënyra natyrale për të ulur rrezikun e sëmundjeve të zemrës, dhe ushqimet e mëposhtme do t’ju ndihmojnë të pastroni arteriet. Dritare.net ka sjellë për ju, në galerinë më poshtë ushqimet që do t’jua mbajnë zemrën të shëndetshme, por do të ulin rrezikun për bllokim të arterieve./K.C/dritare.net

Vëmendje: Nëse nuk ju shfaqet galeria, klikoni këtu