Uruguai do të rikthet në atdhe, Franca kualifikohet në gjysmëfinale të Kupës së Botës

Uruguai ka bërë aq sa ka munduar. Ka luftuar nga fillimi deri në fund, por nuk ka arritur të shmangë eliminimin në çerekfinalet e Kupës së Botës kundër Francës. Kjo e fundit ka siguruar një vend mes katër më të mirave falë fitores 2-0. Mungesa e Cavani-t është ndier në sulm për ekipin e Tabarez që larguar nga Botërori me kokën lart.

Autori i golit ka qenë Varane, i cili ka fituar duelin ajror me mbrojtësit e Uruguait dhe ka dërguar topin atje ku Muslera nuk mund të arrinte dot 5 minuta para fundit të pjesës së parë.

LEXO DHE :  Keni kuzhinë të vogël? Ja disa ide si ta arredoni!

Reagimi i amerikanojugorëve ka ardhur në minutën e 44-t me një goditje të bukur me kokë të Caceres, por Lloris ka bërë një pritje akoma më të bukur, duke ndalur topin që të kalonte vijën fatale. Sfera ka përfunduar në këmbët e Godin, i cili e ka dërguar topin jashtë një gjymsë metri larg portes Goditja përfundimtar për Uruguain ka ardhur në minutën e 62-të, kur portieri Muslera ka bërë një gabim të pafalshëm dhe i ka dhuruar golin e dytë Francës pas një gjuajtje qendrore të Antoine Griezmann../d.m-dritare.net

Lini një koment

Adresa juaj e-mail nuk do te publikohet.


*


This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.