Përmes një postimi në Twitter, kreu i bashkisë, Erion Veliaj shkruan se, kjo është hera e pestë që PD-ja gjobitet për organizime të urinimit publik.
“PD gjobitet për të 5-ën herë për organizime të urinimit publik! Si dhe më parë, paratë do t’i merren direkt nga llogaria! Imagjino ç’alternativë qeverisëse është një parti që i shpëton në brekë! Hipokrizia e “Mbro Teatrin” duket qartë tek ndërtesa e Gherardo Bosios.”,-thuhet në postimin e Veliajt./K.C/dritare.net