Uragani Irma/ Tmerr në Florida. Boshatiset i tërë shteti
E Premte 8 Shtator 2017, 20:08
Dritare.net
Autoritetet atje kanë lëshuar urdhër për evakuim të detyrueshëm të qytetarëve nga ky shtet.
Qyteti i Majamit në Florida është boshatisur pothuajse i tëri. Në qytetet e tjera njerëzit kanë vërshuar në markete për të blerë bazën e nevojshme ushqimore, dhe të gjithë që kanë mundësi janë larguar nga shtëpitë e tyre.
Irma ka shkatërruar deri më tani 90% të banesave në Karaibe, dhe dëmet që mund të bëjë në Florida mund të kapin shifrën e 125 miliardë dollarë./ I.M-dritare.net