Universitetet nisin konsultimet me studentët për tarifat
E Enjte 6 Dhjetor 2018, 22:10
Dritare.net
Rektorja dhe Kancelari kanë kërkuar takim urgjent me Këshillin studentor për të diskutuar për tarifat. Pas protestave studentore për plotësimin e katër kërkesave nga Ministria e Arsimit, paraditen e sotme kjo e fundit shfuqizoi VKM. Por universitetet kanë nisur konsultimet me studentët.
Sipas Dritare.net rektorja e Durrësit Kseanela Sotirofski dhe Administratori Gerald Ceka kanë kërkuar takim me studentët e UAMD, dhe ka njoftuar Këshillin Studentor për mbledhje ditën e premte ora 08:30. Mbledhja do zhvillohet në godinën e Currilave. 'Njoftim nga Universiteti Aleksandër Moisiu Durrës.'/dritare.net