Unaza e Re/ Rama: Ku është prekur prona e përbashkët, nuk do të ketë legalizime
Dritare.net
Gjatë takimit me qytetarët, ku folën për zgjidhjen e problemeve, Rama u bëri thirrje qytetarëve të mos vazhdojnë protestën, sepse po bëhen “mish për top” për opozitën.
“Të thonë që kemi fut letrat për legalizim nuk do të thotë që ata janë në rregull dhe do t’i marrin. Ata që kanë ndërtuar pa leje, kërkojnë dëmshpërblim 100% për çfarë? Mbi cilin ligj? Me ç’të drejtën morale? Nga ku? Nga buxheti i shtetit? Që është kontributi i të gjithëve për shkolla, kopshte etj.? Me këto para ne të dëmshpërblejmë zaptuesit që kanë ndërtuar shtëpi në zonë?
Ata njerëz të largohen nga rruga që kanë bllokuar dhe t’i hapin rrugë zhvillimit dhe të mos turpërojnë veten dhe familjen, dhe të mos bëhen gazi i botës dhe mish për top i opozitës”, u shpreh Rama./E.B-dritare.net