Unaza e Re/ Kikia: Banesave iu vu kryq, si në kohën e nazistëve

Gazetari Mentor Kikia i ftuar në “Arena” në Ora News thotë se shteti ka bashkëjetuar me paligjshmërinë në vend, dhe madje ka qenë aksioner me banorët e Unazës së Re duke u lidhur kontratat me dritat, ujin, etj.

Pjesë nga deklarata: 

Kikia: Paligjshmëria duhet lidhur në kontekst me gjithë paligjshmërinë në Shqipëri. Duke ndërtuar në tokë të tjetrit, shtetit apo në tokë të vet, gjithsecili. Unë mora 38 dokumente për shtëpinë time ndërkohë që një autostradë ndërtohet pa asnjë lloj studimi. Kjo paligjshmëri ka bashkëjetuar në mënyrë me vet shtetin deri më tani. Kjo paligjshmëri është si në Unazën e Re ashtu edhe në Durrës, dhe në Sarandë. Nuk është normale që një të paligjshmi t’i japësh një certifikatë dhe ta gëzosh tokën dhe dikujt tjetër t’i vësh kryqin si në kohën e nazistëve dhe t’i thuash zhduku. Shteti ka bërë paligjshmëri  me këtë të paligjshëm. I ke çuar dritat, ujin, kasën. Kjo lloj paligjshmërie është legale. Nuk mundet që ky njeri të jetojë në këtë vend në paligjshmëri për 20 vjet. Qeveria nuk mund të sillet me dy standarde./oranews

 

LEXO DHE :  Ambasadorja gjermane dhe ai i BE i shkojnë Bashës në zyrë

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.