Unaza e Re/ Banorët e zhvendosin protestën para Top Channel, qëllojnë me vezë Gjiknurin
E Hënë 12 Nëntor 2018, 21:09
Dritare.net
Por, banorët protestën e kanë zhvendosur mbrëmjen e së hënës para studiove të “Top Channel”, aty ku ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Damian Gjiknuri është i ftuar në emisionin “Open” të Eni Vasilit.
“Shtëpitë tona do i mbrojmë me gjak”, paralajmëruan banorët, duke thënë se nuk do i ndalin protestat.
Ata kanë bllokuar rrugën me pankarta në duar madje e qëlluan makinën e tij me vezë.
Eskorda e ministrit është përballur me banorët, që thërrisnin: “O Gjiknur o legen”; “Duam shtëpitë tona”; “Mos i prekni shtëpitë tona”./ I.M-Dritare.net