Unaza e Madhe/ Banorët e Astirit, marshojnë drejt sheshit “Shqiponja”

Pasi protestuan për pak orë në Astir, banorët janë drejtuar drejt sheshit ‘Shqiponja”. Pasi nuk kanë marrë ende përgjigje për problemin e tyre, banorët janë nisur drejt sheshit. Ata kërkojnë nga qeveria që të dëmshpërblehen për prishjen e ndërtesave të tyre.

Banorët e Unazës së Re janë ngritur në protestë, pasi sipas projektit për zgjerimin  e Unazës së Madhe shumë prej banesave të tyre do të prishen.  Ndërkohë, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj ka thënë se do të marrin dëmshpërblim vetëm banorët që kanë ndërtesa të hipotekuara, jo ata në proces legalizimi. Kaq ka mjaftuar që banorët të ngrihen në protestë dhe thonë se, nëse nuk zgjidhet problemi, shumë shpejt do të kalojnë në grevë urie./K.C/dritare.net

LEXO DHE :  Video/ Studentët: Populli që fle, vdes, ne s’do flemë

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.