Udhëzimi final për amnistinë, si do të falen taksat për makinat
Dritare.net
Udhëzimi
Amnistia përfshin dy opsione zbatimi. Parashikon falje të plotë për makinat që nuk kanë paguar taksat para vitit 2010. Për faljen e gjobave, për periudhën 2011 deri në dhjetor 2014, udhëzimi vendos kushtin që të paguhet i plotë detyrimi, duke përfshirë edhe vitin 2015, 2016 dhe ato të vitit 2017. Pronarët e makinave debitorë, që kërkojnë të çregjistrojnë mjetin, duhet të paraqiten pranë drejtorive rajonale për të plotësuar formularin e vetëdeklarimit, në rast se mjeti i tyre është shkatërruar apo është shitur për skarp dhe dorëzimin e dokumentacionit. Procedurat do të kryhen pa pagesë dhe brenda 31 dhjetorit 2017 mjeti do të çregjistrohet.
Formulari
Formulari i vetëdeklarimit do të plotësohet nga ata qytetarë që kërkojnë të çregjistrojnë makinën. Për atë kategori që kërkon ta mbajë makinën në qarkullim, udhëzimi vendos si kusht pagesën e taksave deri në 2017n. Në këtë rast, pronarit të mjetit i fshihen detyrimet para 2010s dhe i fshihen vetëm gjobat e kamatëvonesat për periudhën 20112014, nëse e paguan të plotë detyrimin nga 2011ta deri në 2017n. Listat me targat e makinave do të publikohen në faqen zyrtare të Drejtorisë së Transportit Rrugor dhe në drejtoritë rajonale. Drejtoria e Transportit Rrugor deri tani ka listuar 140 mijë makina debitore. Afati për të përfituar nga ligji është deri më 31 dhjetor 2017./Panorama