Udhëtimi ideal sipas shenjës suaj të horoskopit. A ju sugjerojnë yjet destinacionin e duhur?
Dritare.net
Me fillimin e vitit, vjen natyrshëm edhe dëshira për të programuar udhëtimet për muajt në vijim. Për t’u organizuar në mënyrën më të mirë, është e këshillueshme që të planifikohet pushimet. Por çfarë ju rezervojnë yjet për vitin 2019? Cilat janë zonat më të mira që mund të vizitoni sipas shenjës së horoskopit?
Dashi- Me Jupiterin në Shigjetar, 2019 paraqitet si viti ideal për të udhëtuar nëpër botë. Ju duhet të dilni nga rutina dhe të shijoni më shumë jetën. Udhëtimi do të jetë mënyra më e mirë për të rizbuluar anën tuaj shpirtërore. Ja pse, mes destinacioneve të rekomanduara është edhe India dhe Tibeti, ku mund të takoni murgj. Nëse nuk keni mundësi të udhëtoni shumë larg, mund të shkoni në mal për të medituar.
Demi – Ju keni tendencën të bëni një jetë sedentare, madje edhe kur udhëtoni ju kërkoni komoditetin e klasit të parë. Nuk ju pëlqejnë aventurat, dhe preferoni udhëtime të organizuara në mënyrë që të mos humbni kohë. Megjithatë, Urani në shenjën tuaj, duke filluar nga Pranvera, mund t'ju shtyjë të thyeni akullin dhe të organizoni një udhëtim të minutës së fundit në një metropol modern. Neë York-u mund të jetë një zbulim i vërtetë për ju. Mos u bëni dembel!
Binjakët - Udhëtimi për juve është një mënyrë e mirë për t’u argëtuar, por me Jupiterin në opozitë për pothuajse të gjithë 2019-ën, mund të mbeteni të zhgënjyer, sidomos nëse vendosni të udhëtoni me partnerin tuaj. Para se të planifikoni udhëtime të kushtueshme, sigurohuni se mund t’ia lejoni vetes. Të futeni në borxh për të udhëtuar nuk është ide e mirë. Për të mos shpenzuar shumë, dhe për t;u argëtuar maksimalisht, yjet ju sugjerojnë Madridin apo Barcelonën.
Gaforrja - Me Saturnin dhe Plutonin në opozitë përgjatë vitit, duhet të shmangni udhëtimin me partnerin tuaj dhe të përfitoni nga kjo gjë, për të marrë pak kohë për veten tuaj. Kjo do t’ju ndihmojë për të reflektuar ose për të harruar zhgënjimet e fundit. Ju do të ndjeni nevojën për të rimbushur veten me energji. Koha më e mirë për të udhëtuar do të jetë vera, dhe Neptuni do t'ju sugjerojë pushime bregdetare, kryesisht në Mesdhe. Dhe mos e merrni kompjuterin me vetë për të punuar.
Luani – Jupiteri në Shigjetar përgjatë gjithë vitit 2019 ju garanton një vit plot emocioni. Do të jeni në gjendje t’i kushtoheni pasioneve tuaja ose ndonjë hobi të preferuar. Jupiteri do t'ju inkurajojë të organizoni disa ekspedita udhëtimi për të shkuar në koncertin e këngëtarit tuaj të preferuar ose për të vizituar një qytet arti, si Parisi. Nëse angazhimet nuk ju lejojnë të shkoni shumë larg, atëherë përpiquni të shkoni në Romë ose Firence.
Virgjëresha- Duke filluar nga pranvera, Urani në Dem mund t’ju sjellë një udhëtim të papritur në fillim të vitit 2019. Mund t’ju ndodhë shpesh të udhëtoni për arsye pune, dhe gjatë kësaj periudhë mund të përfitoni për të vizituar vende interesante. Gjatë udhëtimeve që do të bëni për kënaqësinë tuaj, mund t’ju lindë dëshira për të zgjeruar familjen. Yjet për këtë vit ju sugjerojnë Japoninë. Rregulli dhe pastërtia e Tokios do t'ju bëjë të ndiheni krejtësisht të qetë.
Peshorja- Me ndikimin e Saturnit, angazhimet familjare mund t’ju ndalojnë të bëni udhëtimet e dëshiruara për vitin 2019. Për fat të keq, në fakt, mund të lindin të papritura në familje ose ju mund të keni më shumë shpenzime për shtëpinë tuaj. Megjithatë, Jupiteri do të favorizojë udhëtime të shkurtra jashtë qytetit. Për momente emocionuese, ju mund të zgjidhni hijeshinë e Napolit ose Torinos.
Akrepi - Në vitin 2019, Jupiteri do t'ju sjellë fitime të mira, mbi pritshmëritë tuaja, dhe ju mund të shijoni udhëtime në vende të ndryshme të botës. Saturni do t'ju sugjerojë që të udhëtoni i vetëm, në mënyrë që të mos keni nevojë të përshtateni me ritmet dhe zakonet e shokëve tuaj, që mund të bëhen pjesë e aventurës. Nëse nuk keni qenë kurrë më parë, Australia mund t'ju japë momente magjike dhe të paharrueshme.
Shigjetari – Për juve udhëtimet janë kripa e jetës. Ju adhuroni të udhëtoni nëpër botë, për të zbuluar kultura dhe tradita të reja. Jupiteri në shenjën tuaj për pothuajse të gjithë 2019 do t'ju japë shtysën e duhur për të organizuar disa aventura të reja në shoqërinë e partnerit ose miqve tuaj. Një safari në Kenia, në kontakt me natyrën, do të ishte ideale për ata që duan emocione të forta. Amerika Latine do t'ju japë mundësinë të tregoni njohuritë tuaja të gjuhëve të huaja.
Bricjapi - Me Saturnin dhe Plutonin në shenjën tuaj gjatë 2019, do të jeni të përqendruar në karrierën tuaj, dhe nuk do të keni shumë kohë për të planifikuar një udhëtim. Asnjë planifikim i detajuar, nuk do mundë t’ju bëjë të lëvizni nga puna që keni nisur. Yjet ju sugjerojnë të shmangni udhëtimet gjatë verës, dhe të preferoni pushimet alpine, ku mund të shkoni për ski. Siberia gjithashtu mund të jetë mbresëlënëse, dhe në përputhje me temperamentin tuaj të akullt.
Ujori - Gjatë këtij viti do të shijoni në udhëtim aventure. Po kështu do të doni të udhëtoni në gjithë botën, në shoqëri të mirë. Nëse doni të bëni njohje të reja, patjetër mund të përfitoni nga muajt e verës për një pushim në Ibiza ose Formentera. Përndryshe ka qytete të tjera që ju intrigojnë, si Dublini ose Lisbona.
Peshqit - Me Neptunin në shenjën tuaj, dhe Jupiterin jo shumë në harmoni, ndoshta në vitin 2019 do të doni të bëni një udhëtimin që do ju bëjë të kënaqni në shumë botën tuaj shpirtërore. Angazhimet në punë do t’ju bëjë që udhëtime të tilla t’ju duken jo realiste. Në vend të udhëtimeve të gjata, Urani nga pranvera do të favorizojë udhëtime të shkurtra dhe ndoshta në vende bregdetare. Për pushimet verore, mund të zgjidhni Berlinin, Londrën apo Kopenhagën./dritare.net