Udhëheqësit e BE pranojnë Brexit/ May pret betejën finale në Parlamentin anglez
E Diel 25 Nëntor 2018, 11:11
Dritare.net
Një ndër pikat më të nxehta dhe më të kundërshtueshme ka qenë ajo e Spanjës, për ngushticën e Gjibraltarit, por duket se në minutat e fundit të bisedimeve spanjollët janë tërhequr.
Por, beteja e Theresa May duket se sapo ka filluar, pasi ajo pritet të përballet me votimin e marrëveshjes në Parlamentin e Britanisë në fillim të dhjetorit.
May është duke u përballur me përçarje të mëdha brenda partisë në lidhje me këtë marrëveshje.
Miratimi i marrëveshjes nga britanikët nuk është aspak i garantuar, pasi fushata brenda partisë së May është bërë më e ashëpr kohët e fundit pas dorëheqes së 8 zyrtarëve të lartë, mes tyre 4 ministra./ I.M-Dritare.net