U zëvendësuan brenda natës me një staf të ri, ministrja Nikolla takon 22 mësuesit e shkollës "Faik Konica"
Dritare.net
Siç jeni në dijeni, me një urdher verbal, pronari i shkolles z. Alfred Gjata, pushoi nga puna 22 mesues dhe tre antarët e stafit drejtues, pa asnjë shpjegim zyrtar, pa asnjë vendim të shkruar. Ky pushim erdhi pas disa kërkesave të mësuesve drejtuar pronarit, që kishin të bënin me rritje page, firmosjen e kontratave për këtë vit shkollor dhe plotësimin e kushteve për zhvillimin e lëndës së edukimit fizik.
Kërkesa këto, që nuk u plotesuan nga pronari, përkundrazi me një sjellje arrogante të paprecedent, zëvendëson 22 mësuesit e drejtuesit e pushuar brenda natës me 22 mesues e drejtues të rinj.
Ministrja Nikolla, pasi dëgjoi dhe diskutoi për rreth 2 orë me mësuesit dhe drejtuesit, siguroi, se ajo ka ndjekur dhe po ndjek të gjithe ngjarjen , duke angazhuar ekipe të specializuara dhe premtoi, se, problemeve të krijuara në këtë gjimnaz, do t’ i shkojë deri në fund, duke dhënë zgjidhje sa më të shpejtë, brenda kornizës ligjore.