Sipas fjalëve të para të autorit, që aktualisht është në gjendje aspak të mirë psikologjike, ai kishte dalë me shokët por me t’u kthyer në shtëpi, e shoqja kishte nisur t’i kërkonte llogari se ku ishte dhe çfarë bënte.
Ky konflikt ka degjenruar më pas akte të dhunshme nga ana e 56 vjeçarit i cili ka marrë litarin dhe e ka tërhequr zvarrë. Sipas informacioneve të newsbomb.al çifti nuk ishte në gjendje të mirë ekonomike dhe ishin prindër të 8 fëmijëve, 5 prej të cilëve jetojnë në Shqipëri e të tjerë punojnë si emigrantë jashtë shtetit.
Nga spitali i Traumës mësohet se gruaja e cila shkoi në gjendje të rëndë për jetën, ka nisur të përmendet dhe do japë dëshminë e saj në polici.