U masakrua nga moshatarët, vdes 20 vjeçari. E dashura dyshime për shqiptarin
Dritare.net
E fejuara Ketty tregon: “Kjo ishte hera e parë që Emanuel mori makinën e babait të tij. Ishte I kënaqur. Ai ishte kthyer nga puna, bëri një dush dhe shkuam në disko. Ne vetëm donim të kalonim një natë të premte me muzikë dhe miqtë. Pse ndodhi kjo? çfarë ka ndodhur? Pse e vranë? Pse nuk janë ndaluar ata, ” thotë ajo.
Ketty pastaj shton:… “Unë kam qenë atje pashë çdo gjë, pashë që e vranë dhe të gjithë jetën time unë nuk mund ta harroj kurrë që nuk isha në gjendje të bëja asgjë. Pse duhej? Ai ishte i vetëm duke kaluar një mbrëmje me miqtë dhe të dashurën e tij. Ai nuk kishte bërë asgjë. ”
Pastaj ajo dhe miqtë flasin për djalin shqiptar. “Ishte i vetmi nuk u mor në pyetje nga policia dhe ajo nuk e di edhe se ku është, ai është zhdukur tashmë..” Në supozimin se ishte shqiptar ai që e vrau dikush thotë “Ai që ia thye kokën me një levë, ai që e vrau, është një Italian”. Morganti u transportua me helikopter në spitalin “Umberto Primo” në Romë ku i është nënshtruar një operacioni delikat por nuk mundi të jetojë. Fill pas ngjarjes mediat raportuan se Banda e shqiptarëve e kishte goditur disa herë më shufra hekuri italianin në kafkë duke i shkaktuar hemorragji cerebrale.