U hodh në lumin Vjosë, familjarët gjejnë trupin e pajetë të të sëmurës

Pas 4 ditësh që u mbyt në lumin Vjosë, familjarët kanë mundur të gjejnë, trupin e pajetë të 59-vjeçares, Manushaqe Nexhipi. 59-vjeçarja u deklarua e humbur 4 ditë më parë nga familja se saj, ndërkohë që këtë të hënë, rrjedha e lumit ka e nxjerrë trupin e pajetë, afër banesës ku e ndjera jetonte. Trupi u gjet nga vetë familjarët, dhe bashkëshorti i 59-vjeçares tha se, e shoqja ka tentuar edhe herë të tjera të hidhet në lumë.

LEXO DHE :  Tradhtarët patriotë

Manushaqe Nexhipi është nëna e dy fëmijëve, ndërkohë ishte edhe e paralizuar nga njëra këmbë dhe njëri krah. Ndërkohë për gjetjen e saj janë dërguar edhe tre polumbarë të RENEA-s, të cilët fatkeqësisht nuk mund ta gjejnë./K.C/dritare.net

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.