U filmua duke bërë seks në zyrë, adoleshentja: Ishte një moment çmendurie
Dritare.net
19-vjeҫarja në një intervistë për “The sun” ka deklaruar se ai ka qenë një moment ҫmendurie i cili e kishte nxjerrë jashtë kontrollit.
Ajo ka shtuar më tej se ajo situatë kishte ardhur pasi kishte pak kohë pasi ishte ndarë nga i dashuri i saj 54-vjeҫ.
“Ishte një moment çmendurie. Tashmë po paguaj një çmim të lartë për gabimin e bërë. Kishim flirtuar bashkë prej disa javësh. Ishte ora 7 e mbrëmjes dhe nga një fjalë në tjetrën dola nga kontrolli. Ai bëri lëvizjen e parë dhe më pas unë u lëshova. Tashmë e gjithë bota ka parë çfarë ka ndodhur. Ai është pak më i madh se unë dhe ndoshta di si ta përballojë, por më vjen keq për partneren e tij. Ajo duhet të jetë e shkatërruar pas kësaj. Neville më kishte thënë se ishte ndarë.
Fillimisht dëgjova thashetheme në punë. Në fillim nuk e kuptoja çfarë kishte ndodhur, por më pas dikush ma tregoi videon që qarkullonte në ËhatssApp. Drejtuesit thanë fillimisht se do të hetonin. Të martën në mëngjes video doli online dhe atëherë nuk kisha çfarë të bëja më. E imagjinoni vetë që nuk kisha më fytyrë të dilja në punë. Ishte një javë e çmendur. Dua të iki në Brazil për të shpëtuar nga kjo.
Mu desh të fshija të gjitha profilet në rrjetet sociale për shkak të komenteve. Kisha menjëherë 304 “friend requests” në Facebook. Motra imë është bërë xheloze. Thotë se tani ne jemi “Kardashianët e Norëich”. Ajo e pranon se dëshironte që kjo t’i ndodhte asaj. Ajo e pa videon me mua dhe më tha se donte të ishte ajo mbi tavolinë. Prindërit e mi janë shokuar. Unë kam qenë gjithmonë “e mira” dhe kam nota të larta në shkollë” – deklaroi 19-vjeçarja. Kompania i ka pushuar të dy nga puna./ I.M-Dritare.net