U denoncua për sorrollatjen e qytetarit, Rama shkarkon drejtorin e Hipotekës në Durrës
E Mërkurë 23 Janar 2019, 12:12
Dritare.net
Në takimin e përjavshëm me qytetarët, Rama tha se drejtori ishte vetëm një halabak.
“Është rasti i një drejtori që meriton vetëm një përcaktim, një halabak për të cilin është marrë me njëherë masa e shkarkimit dhe ministrja e Drejtësisë në raportin e përjavshëm që përkon në të njëjtën ditë, pas pak, do ta komunikojë me publikun”, tha Rama./E.B-dritare.net