U braktisën nga fëmijët, por jo nga njëri-tjetri

Para dy ditësh një çift i moshuar, endeshin në rrugët e qytetit të Korçës, pasi fëmijët e tyre i kishin dëbuar nga shtëpia.
Videoja e çiftit u shpërnda në media dhe tronditi mbarë opinionin publik.
Menjëherë pas publikimit të videos Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u mor vetë me rastin duke iu siguruar atyre një strehë.

Image result for cifti i moshuar strehohen ne polican
Me anë të procedurave të përshpejtuara çifti i të moshuarve u vendosën në qendrën publike polivalente të Poliçanit.
Pas strehimit në këtë qendër publike për të moshuarit, Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u kujdes për të moshuarit e braktisur, duke iu kryer kontrolle shëndetësore.

LEXO DHE :  Të shtëna me armë në Shkodër, një i vrarë dhe një i plagosur


Të moshuarit u vizituan nga mjekë kardiologë dhe gastrohepatolog, të spitalit të Beratit.

Dhoma e çiftit të moshuar ishte me dy krevate teke, por ata të dy i kanë bashkuar krevatet, sepse i kishin premtuar njëri-tjetrit që do qëndronin bashkë, në të mirë dhe në të keq, deri në vdekje./E.B-dritare.net

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.