U bllokoi pasurinë dy ministrave, Turqia reagon ashpër kundër SHBA
Dritare.net
Ministri i Jashtëm turk, Mevlut Cavusoglu deklaroi se sanksionet e SHBA “nuk do të mbeten pa përgjigje”.
Edhe ish-kryeministri, aktualisht Kryetari i Kuvendit të Madh Popullor të Turqisë (TBMM), Binali Yıldırım, tha se vendimi i Departamentit Amerikan të Thesarit për sanksione ndaj dy ministrave të Turqisë është i paligjshëm dhe tejet arbitrar,
“Vendimi i Departamentit Amerikan të Thesarit për sanksione i cili si objektiv merr ministrin tonë të Drejtësisë, Abdulhamit Gül dhe ministrin e Punëve të Brendshme, Süleyman Soylu, është një vendim i paligjshëm dhe tejet arbitrar. Dënoj fuqishëm këtë vendim i cili është tregues i një qëndrimi të parespektueshëm ndaj proceseve gjyqësore në Turqi dhe presim që të kthehet nga ky gabim”-tha Yaldërëm./ I.M-Dritare.net