U asfiksua në makinë, gjendet i vdekur një person në Tiranë
E Enjte 25 Janar 2018, 18:06
Dritare.net
Policia ka njoftuar se 61-vjeҫari punonte si roje në një objekt privat, dhe dyshohet se ai është asfiksuar nga tymi i një mangalli që është gjetur brenda mjetit.
“Komisariati i Policisë Nr. 2
Më datë 24.01.2018, në rrugën “Liman Kaba”, në një kompleks privat, në mjetin tip “Volksvagen” është gjetur i vdekur shtetasi H.M, (roje objekti privat) vjeç 61, banues në Tiranë. Nga veprimet e kryera dyshohet se vdekja ka ardhur nga asfiksia, pasi në mjet është gjetur një mangall me prush dhe hi. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për vdekje aksidentale.”,-njofton policia./ I.M-Dritare.net