U arrestua për 3.4 mln eurot në Toyota, i kërkon gjykatës lirimin pasi do të shkojë në shkollë

Klevi Lika  një nga të arrestuarit për 3.4 milionë eurot e sekuestruara në dy makinat“Toyota Yaris” në portin e Durrësit, ka kaërkuar në gjykatë nëpërmjet avokatit të tij lirimin me pretendimin se duhet të shkojë në shkollë.

Lika ka kërkuar lirinë nga trupi gjykues  pasi pritet të nisë vitin e dytë të gjimnazit. Kërkesa për ndryshimin e masës është bërë nga avokati i tij Saimir Visha, ndërsa Gjykata pritet të japë vendimin të martën e ardhshme. Klevi Lika shoqëronte ngarkesën e automjeteve ku u gjetën dhe sekuestruan 3.4 mln euro.

LEXO DHE :  Foto e video/ Foshnja në rrezik në rrugët e Tiranës

Disa muaj më parë policia shqiptare kapi  një sasi prej 3.5 milionë eurosh të fshehura në makina të përdorura që vinin nga Belgjika. Zbulimi u krye në portin e trageteve në Durrës, ku u ndalua një kamion që vinte nga Bari i Italisë me nëntë makina të përdorua në bord: një Alfa Romeo, një Opel dhe shtatë Toyota Yaris, ndër të arrestuarit ishte edhe Klevi Lika, lindur në Bulqizë, banues në Tiranë . V.D/Dritare.net/

Lini një koment

Adresa juaj e-mail nuk do te publikohet.


*


This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.