U arrestua në Kosovë, lirohet nga burgu ‘Babalja’

Gjykata e Prishtinës ka liruar nga burgu, ‘Babalen’ ose Albert Veliun, i cili ishte arrestuar në Kosovë për llogari të drejtësisë shqiptare.
Gjykata nuk ka pranuar kërkesën e autoriteteve shqiptare për paraburgim ndaj “Babales”, pasi akuzohet për kallëzim të rremë për rastin e audiopërgjimit të pretenduar të Agron Xhafajt dhe kalim të paligjshëm të kufirit.

Lajmin e ka konfirmuar për ‘Report TV’, avokati i Albert Veliut në Kosovë, Tom Gashi.
Albert Veliu u arrestua një ditë më parë, në një kamp azilkërkuesish në Prishtinë, pas lëshimit të urdhërarrestit nga drejtësia shqiptare. Ndaj tij ka një masë arresti me burg, për kallëzim të rremë dhe kalim të paligjshëm të kufirit.
Veliu kishte tentuar pak muaj më parë që të largohej nga Shqipëria, por që ishte ndaluar në Kukës.
Ndërkohë, vijojnë procedurat për ekstradimin e “Babales” në Shqipëri./K.C/dritare.net

LEXO DHE :  Meghan Markle vendos aksesorët e princeshë Dianës, në Australi

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.