U akuzua se merr 1500 euro në provime, reagon Dekani i Durrësit
Dritare.net
Në një reagim në rrjetet sociale Kume shprehet se ai zgjedh të injorojë autorin që e ka futur emrin e tij në listën “e zezë” të pedagogëve qe marrin ryshfet kundrejt pagesës.
“Respekt dhe vlerësim per protesten studentore!
Ndjej neveri dhe perçmim, per shfrytezuesit e "ateçastshem" te hapesires se shpirtit te lire studentor, per te hedhur balte mbi emrin tim.
Zgjedh serish te injoroj autorin. Mbetet thjesht nje humbes. I uroj qe mllefi i paskajshem qe ka, nje dite ti kaloje e ti kthehet paqja ne mendje e ne shpirt.
Studenteve dhe kolegeve te mi i siguroj se ky sulm i ulet vecse me jep force per te mos ndaluar ne rrugetimin e perqafimit te vlerave me te mira te botes sone universitare dhe ne mbeshtetje pa kufi te promovimit te studenteve tane dhe te te drejtave te tyre.”-shkruan Kune./ I.M-Dritare.net