U akuzua për korrupsion, Prokuroria: 5 vjet burg për Artur Zoton

Ditën e sotme, Prokuroria e krimeve të rënda, i ka kërkuar Gjykatës që të dënojë me 5 vjet burg, për korrupsion ish-drejtorin e Përgjithshëm të Burgjeve, Artur Zoton.

Gjithashtu, Prokuroria ka kërkuar që, Zotos t’i hiqet e drejta për të mbajtur funksione publike për 5 vjet.

Ish-numri një i Burgjeve përgjatë viteve 2013-2016 mbahet në paraburgim prej më shumë se një viti. Ai është gjykuar veçmas grupit të të akuzuarve të tjerë, mes tyre vartësi i tij Iliaz Labi, me detyrë ish-zëvendësdrejtor i Përgjithshëm i Burgjeve, si edhe disa administratorë firmash që garonin fiktivisht për tenderin e ushqimit në burgje.

LEXO DHE :  SHBA dhe Kina i japin fund luftës tregtare

Artur Zoto ka pretenduar se është i pafajshëm, ndërkohë që u fundos nga dëshmia e ish-vartësit e tij, Labi. Ai ka treguar se ka marrë 2 milionë lekë në merr të ish-drejtorit dhe ia kishte dorëzuar atij.

Prokuroria e ka shpallur fajtor edhe Labin, por duke qenë se përfitoj nga statusi i dëshmitarit, dënimi prej 5 vjetësh është pezulluar.

I vetmi që mbahet në paraburgim për këtë aferë korrupsioni është Zoto./K.C/Dritare.net

 

 

Lini një koment

Adresa juaj e-mail nuk do te publikohet.


*