Tym nga dritaret e Ministrisë së Jashtme, zyrtarët tregojnë shkakun
E Enjte 13 Dhjetor 2018, 12:12
Dritare.net
Nga dritaret e Ministrisë së Jashtme është vërejtur një shtëllungë tymi, e cila dilte nga katet e fundit.
Zyra e shtypit të Ministrisë së Jashtme, ka shpjeguar arsyen e tymit, duke deklaruar se ishte një problem me kondicionerin, dhe jo zjarr.
"Bëhet fjalë për një problem me kondicionerin, dhe nuk ka asnjë rrezik për punonjësit. Situata është nën kontroll,” njofton MPJ./E.B-dritare.net