Turqit marrin edhe kalanë e Ali Pashës në Tepelenë

Ambasadori i Turqisë në vendin tonë  Ahmet Yöruk  në një takim me kryebashkiakun e Tepelenës Tërmet Peçin i ka premtuar këtij të fundit se Turqia do të bëjë investime në Kalanë e Ali Pashë Tepelenës.

Pasi turqit kanë marrë peshën financiare të disa xhamive në vend, ata tanimë do të financojë edhe për rikonstruktimin e veprave historike monumentale në Shqipëri.

“Ne kemi dy fondacione tepër të fuqishme ku mes së cilave kemi zhvilluar mjaft investime në Shqipëri dhe unë premtoj se një prej tyre do jetë i gatshëm të investojë në Kalanë e Tepelenës, për rijetëzimin e arkitekturës otomane, duke ju dhënë mundësinë ju dhe qytetit, të realizoni atë që keni dëshirë dhe sfidë. Ne do të ndihmojmë që së bashku të mund të kemi më shumë përfaqësi të shtetit tonë këtu dhe biznese që zhvillojnë ekonominë. Shumë shpejt ju presim në Tiranë për të nisur projektin e parë dhe t’i hapim rrugën të tjera projekteve”-tha Ambasadori turk./ I.M-Dritare.net

LEXO DHE :  Gazetari nuk shfaqet në emisionin e tij, shkak Sali Berisha

Lini një koment

Adresa juaj e-mail nuk do te publikohet.


*


This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.