Turizëm me çanta shpine, Shqipëria mes vendeve që duhen vizituar
Dritare.net
Tirana, Shqipëria
Tirana, kryeqyteti i Shqipërisë është i anashkaluar nga vizitorët. Deri diku kjo është e kuptueshme sepse natyra shqiptare është rymëzuese dhe shumë preferojnë të eksplorojnëbregdetin dhe malet në vend të qyteteve. Megjithatë, Tirana mund të jetë një venqëndrim të paktën për dy apo tre ditë. Është një vend shumë i veçantë, i ndryshëm nga shumica e kryeqyteteve europiane. Para së gjithash, vendasit janë gjithmonë të gatshëm për të mikpritur vizitorë në kulturën shqiptare. Përveç kësaj, Tirana ka atraksione të shumta. Ushqimi është i lirë dhe e shijshme. Jeta e natës është vibrante. Ka klube, bare e restorante, njerës të rinj dhe energjikë. Kjo është pikërisht ajo që është Tirana.
Prizreni, Kosova
Jo vetëm Prizreni, por e gjithë Kosova është duke u anashkaluar nga udhëtarët. Edhe turistët e aventurës, ata me çanta shpine e kanë harruar atë. Është për të ardhur keq. Nuk duhet të humbisni shansin për ta vizituar pasi njerëzit janë shumë mikpritës dhe tregohen shumë të dashur me vizitorët.
Sarajeva, Bosnje Hercegovina
Kulturë e ndryshme, arkitekturë e mrekullueshme, atmosferë unike. Kjo është Sarajeva. Kryeqyteti i Bosnje –Hercegovinës vështirë se mund të krahasohet me një qytet tjetër të Europës. Xhamitë qëndrojnë afër kishave, duke e berë një destinacion të veçantë për turizmin e religjonit.
Wroclaw, Poland
Ka diçka të veçantë në lidhje me atmosferën në Wroclaw. Është një qytet studentor, kështu që ka shumë të rinj. Jeta në të është plot energji. Në të mund të ndiheni rinorë.
Tartu, Estonia
Estonia është një “qoshe” misterioze e Europës. Ajo nuk i takon destinacioneve turistike më të njohura të kontinentit. Në fakt, njerëzit kanë tendencë për ta parë atë vetëm në hartë. Është e vogël dhe ndodhet në veri të Rusisë. Mos e lini pa vizituar./MONITOR/