Turistët po na vjedhin rërën, autoritetet në këtë vend vendosin gjoba marramendëse

Autoritetet e Sardenjës, një ishull në Itali po përballen me turistët që po vjedhin rërën në këto plazhe.

Të gjendur përballë këtij fenomeni, autoritetet atje kanë lëshuar gjoba që shkojnë deri në 3000 euro.

Pak ditë më parë, një italian 40-vjeç, i cili jeton në Britaninë e Madhe por që është nga Napli, është gjobitur 1000 euro, pasi kishte mbushur një shishe me rërë nga plazhi i Galludrës në bregun verior të ishullit.

Policia gjithashtu ka nisur të patrullojë në plazhet e ishullit. Edhe pse janë të vetëdijshëm që vjedhja e rërës në këto ishuj përbën një vepër të rëndë, turistët nuk mund t’i rezistojnë bukurisë së saj.

LEXO DHE :  Almeda Abazi na rikthen në fëmijëri, shikoni si dukej ajo!

 

Problemi ka prekur Sardenjën për vite më radhë, me më shumë se një ton janë  gjetur në bagazhet e turistëve në aeroportin e Cagliarit verën e kaluar.

Rëra zakonisht vendoset në shishe plastike ose çanta dhe shkruhet edhe emri i plazhit nga i cili është marrë.

Ambasada gjermane në Romë paralajmëroi gjithashtu pushuesit javën e shkuar të mos vjedhin rërën në Sardenjë.

Një vitin 2016 një grua që kishte vjedhur rërë nga plazhi i Budellit, e ktheu atë pas plotë 29 vitesh. / I.M-Dritare.net

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.