Tsipras: Ratifikimi i marrëveshjes së Prespës, obligim patriotik

Kryeministri i Greqisë, Alexis Tsipras konsideron se marrëveshja e Prespës është marrëveshje historike edhe për Athinën edhe për Shkupin duke theksuar se ratifikimi i marrëveshjes tregon obligim patriotik.

Sot në një intervistë për gazetën greke “Avgi”  Tsipras  akuzoi kryetarin e partisë më të madhe opozitare “Demokracia e Re” Kyriakos Mitsotakis, se po mashtron me opinionin dhe se po bën flirt me të djathtën ekstreme dhe politikës së urrejtjes për shkak të përfitimeve gjatë zgjedhjeve kuvendare.

LEXO DHE :  Basha përkujton rrëzimin e bustit: Pas 28 vjetësh, sfidë të ngjashme

Ai tha se në secilën shoqëri demokratike qytetarët kanë të drejtë për protesta paqësore.

“Besoj se obligim për secilin është që t’i izolojë grupet ekstreme që përpiqen të manipulojnë me atë protestë dhe ta heqin parullën e urrejtjes. Mjaft kishim urrejtje qytetare në histori në këtë vit. Ksenofobët duhet hiqen me argumente dhe dialog”, u shpreh Tsipras./A.C/dritare.net

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.