Trup elegant dhe linja perfekte, ja çfarë e motivon Aulonën!
Dritare.net
Por çfarë e motivon gazetaren?
Së fundmi, Aulona ka shpërndarë në Instagramin e saj një foto, ku na shpjegon se, ku e gjen motivimin për të ruajtur format trupore dhe elegancën. Sipas saj, rezultati i shkëlqyer i palestrës është një motivim, prandaj edhe ajo punon fortë për trupin e saj.
Por nuk është vetëm kjo! Për Aulonën, këndi i fotos, veshja, prerja, copa, modeli, shpesh ndikojnë për të evidentuar edhe më shumë pikat e forta.
“Nuk ka kënaqësi më të madhe se sa kur shikon rezultatin e një pune të fortë dhe të vazhdueshme. Më pyesni vazhdimisht: ku ta gjej motivimin? Rezultatet janë motivimi! ? Dhe sië them gjithmonë, rëndësi ka të ndihesh mirë me veten dhe t’i besh gjërat pse t’i deshiron, jo se ashtu thonë, duan apo i bëjnë të tjerët.
P.S: Këndi i fotos, veshja, prerja, copa, modeli, shpesh ndikojnë për të evidentuar edhe më shumë pikat e forta. ? Mos e harroni asnjëherë këtë!”, -shkruan Aulona në Instagram/K.C/Dritare.net