Trump: Të gjithë shtetet do të shpenzojnë më shumë për NATO, sa paguan  Shqipëria?

Presidenti i SHBA Donald Trump thotë se vendet e NATO-s kanë rënë dakord të rrisin shpenzimet e tyre ushtarake.

Duke folur pas një takimi dy-ditor në Bruksel, ai tha se aleatët ishin zotuar të shpenzonin më shumë se 2% të prodhimit të tyre vjetor për mbrojtjen.

Presidenti ka qenë shumë kritik ndaj aleancës, duke u ankuar se SHBA paguan më shumë se të tjerët.

LEXO DHE :  Foto/ Në krah të kujt qëndronte Fatos Nano, në Durrës

Trump i ka kërkuar më parë aleatëve të NATO-s që të angazhojnë të paktën 4% të prodhimit vjetor (PBB) për Forcat e Armatosura.

Aktualisht sipas një raporti të 2017 Shqipëria ka një buxhet prej  16.6 miliardë lekë në vit për FA.
Nga ana tjetër SHBA kanë një buxhet  prej 641.2 miliardë dollar për NATO-n./ I.M-Dritare.net

Lini një koment

Adresa juaj e-mail nuk do te publikohet.


*


This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.