Trump sulmon CNN: Ju prodhoni lajme të rreme
Dritare.net
Presidenti i zgjedhur i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Donald Trump, ka mbajtur konferencën e parë pas zgjedhjeve presidenciale, ku ka patur një incident me një prej gazetarëve të CNN.
Gjatë pyetjeve nga gazetarit Acosta, Trump tha se rrjeti më i madh i informacionit në SHBA është rrjeti i lajmeve të rreme.
“Ju prodhoni lajme të rreme. Jeni një organizatë e tmerrshme”,-tha Trump para dhjetëra gazetarëve.
Gazetari Acosta ka reaguar menjëherë pas ‘’sulmit’’ të Trump duke i thënë “Ju po na sulmoni, a mund të na përgjigjeni në pyetjet e bëra”.
“Mos u bëj i pasjellshëm. Nuk do të jap mundësinë për pyetje. Ju jeni lajme të rreme”, vijoi Trump.
Reagimi i Trump erdhi pasi CNN të martën raportoi lajmin se zyrtarë të shërbimit inteligjent kanë në dorë një dosje të paverifikuar ende se qeveria ruse ka informacion kompromentues për presidentin e ri të SHBA.
Donald Trump do të jetë zyrtarisht në krye të Shtëpisë së Bardhë më 20 janar.