Trump- May-t: Plani i Brexit do prishë marrëdhëniet tregtare të SHBA me Mbretërinë e Bashkuar
Dritare.net
Ndërkohë May është shprehur se mund ta mbrojë marrëveshjen në një debat televiziv me udhëheqësin e partisë Laburiste, Jeremy Carbyn.
Është raportuar se debati publik do të bëhet në datën 9 dhjetor, dy ditë para votimit në parlament për marrëveshjen e May-t.
Duke folur për gazetarët, Trump tha: “Tani për tani, nëse e shikoni marrëveshjen e Britanisë së Madhe, nuk do të ketë më aftësi të bashkëpunojë me ne. Kjo nuk është një gjë e mirë. Nuk mendoj se ata e duan një gjë të tillë.”
Duket që Trump po paralajmëron May-n, që s’do të ketë më tregti të lirë mes dy vendeve. Megjithatë, një zëdhënës i Downing Street tha se marrëveshja e mbyllur e Brexit, të dielën, do lejojë Mbretërinë e Bashkuar të nënshkruaj një marrëveshje bilaterale me vendet ku përfshihet dhe SHBA.
"Ne tashmë kemi hedhur themelet për një marrëveshje ambicioze me SHBA-në nëpërmjet grupeve tona të përbashkëta të punës, të cilat janë takuar pesë herë deri më tani", shtoi zëdhënësi./E.B-dritare.net