Trump lejon refugjatët e 11 vendeve të futen në SHBA
E Hënë 29 Janar 2018, 23:11
Dritare.net
Por krahas këtij lejimi, SHBA ka ashpërsuar masat e hyrjes në territorin e saj, dhe ka bërë thirrje për forcimin e verifikimeve të kërkesave për azil dhe një aktualizim të rregullt të listës së vendeve me rrezikshmëri të lartë si dhe të kritereve për përzgjedhjen e refugjatëve.
“Zyrtarët amerikanë nuk kanë zbuluar listën e vendeve përkatëse, por mendohen të jenë Egjipti, Irani, Iraku, Libia, Mali, Koreja e Veriut, Somalia, Sudani i Jugut, Sudani, Siria dhe Jemeni”, -sipas direktivave të organizmave që merren me refugjatët../ I.M-Dritare.net