Trump i jep goditje fatale produkteve Made in China, 50 miliardë dollarë tarifë
Dritare.net
Kjo tarifë vjen pasi SHBA akuzon Pekinin për vjedhje të pronës intelektuale.
Tarifat që prekin më shumë se 800 produkte me vlerë 34 miliardë dollarë në tregtinë vjetore dt të hyjnë në fuqi më 6 korrik.
Nëse Kina hakmerret, ashtu siç ka premtuar të bëjë, SHBA do të vendosë edhe më shumë tarifa, paralajmëroi Trump.
Trump tha : “Tarifat ishin "thelbësore për të parandaluar transferime të mëtejshme të padrejta të teknologjisë amerikane dhe pronës intelektuale në Kinë, e cila do të mbrojë vendet e punës në Amerikë".
"SHBA nuk mund të tolerojë humbjen e teknologjisë dhe të pronës intelektuale përmes praktikave të padrejta ekonomike," shtoi ai.
Linjat e prodhimit kinez që janë goditur variojnë nga gomat e avionëve deri te turbinat dhe pjatalarësit komercialë./ I.M-Dritare.net