Trump: Doja ta emëroja Ivankën në krye të Bankës Botërorë sepse është shumë e mirë me numrat
E Premte 12 Prill 2019, 23:11
Dritare.net
"Unë mendova që Ivanka të jetë në krye të Bankës Botërore ... Ajo do të kishte qenë e mrekullueshme në atë post, sepse ajo është shumë e mirë me numrat," tha Trump.
‘’Është një diplomate e vërtetë’’, pohon Trump në një intervistë për revistën ‘’The Atlantic’’, shkruan Dritare.net.
”Ajo do të kishte qenë gjeniale në OKB për shembull, si ambasadore e SHBA-së”, shtoi ai.
Trump shton se nuk e bërë këtë veprim pasi do ta akuzonin për nepotizëm.
‘’Nëse unë do ta kisha emëruar, ata do të ulërinin për nepotizëm, ndërsa ky post nuk do të kishte absolutisht asnjë lidhje me nepotizmin’’, vijon ai./ I.M-Dritare.net