Tronditet qeveria e Thereza May, jep dorëheqjen ministri i dytë brenda 24 orëve
E Hënë 9 Korrik 2018, 16:04
Dritare.net
Një zëdhënës i Downing Street tha: "Sot pasdite, kryeministrja pranoi dorëheqjen e Boris Johnson si sekretar i jashtëm. Zëvendësimi i tij do të shpallet së shpejti. Kryeministrja falënderon Borisin për punën e tij. "
Dorëheqja e tij vjen pas dorëheqjes së sekretarit Brexit, David Davis, dhe numrit 2 të Departamentit për Daljen nga BE, Steve Baker.
Largimi i Johanson mund të thellojë krizën në Britani dhe mund të nxisë një mocion mosbesimi ndaj qeverisë së May./ I.M-Dritare.net