Triumfon Real Madrid. Kampion i Evropës për herë të 11-të
Dritare.net
Koha e plotë dhe shtesë është mbyllur në shifrat e barabarta 1-1, ndërsa gjithçka është vendosur nga pika e bardhë ku janë gjuajtur 8 penallti. “Los Blankos” ralizoi 5 të sakta, ndërsa Atletiko vetëm 3. Mbrojtësi spanjoll i “Los Kolçoneros” Huanfran humbi penalltinë e katërt për skuadrës, pasi topi u ndal në traversë. Në fund vendosi ekzekutimi i 11-metërshit të pestë të gjuajtur me mjeshtëri nga ylli portugez i Realit, Kristiano Ronaldo. Sulmuesi 31-vjeçari i jep për të dytën herë dhe të 11-ën në historinë e klubit, Realit trofeun e Champions Leagues.
Pjesa e parë – Real Madrid ka kaluar në avantazh brenda 15 minutave me anë të kapitenit Serxho Ramos duke e mnyllur pjesën e parë 1-0 falë golit të mbrojtësit spanjoll.
Në pjesën e dytë Atletiko ka pasur rastin të barazojë shifrat në minutën e 49′ me anë të Griezmanit nga pika e bardhë, por nuk ja del. Sulmuesi francez nuk arrin ta konvertojë në gol 11-metërshin e fituar nga Torres.
Teksa të gjithë prisnin barazimin e rezultatit, Grizeman gjuan por topi ndalet në traversë. Pas rasteve të njëpasnjëshme skuadra e Simeones ja del të barazojë me anë të Ferreira-Karrasko në minutën e 80′. Vetëm pak minuta më parë madrilenët e Zidanës kishin rastin të dyfishonin shifrat me anë të Ronaldos.