Trendi i kësaj vere? Me shpatulla jashtë, si Kate Middleton
E Shtunë 9 Korrik 2016, 12:12
Dritare.net
Fashionista e njohur Olivia Palermo ka kohë që e përdor këtë stil, por tani Dukesha e Kembrixhit, Kate Middleton, duket se i ka dhënë vulën mbretërore të miratimit.
Gjatë një darke në Londër, Middleton zgjodhi një fustan të bardhë me shkëlqim nga stilistja braziliane Barbara Casasola, të kompletuar me mëngët e gjata, të detajuar me zinxhir përpara.
Pasi e veshi Dukesha këtë fustan, ai është shitur tashmë me ngjyrën e zgjedhur nga ajo. Por në shitje mund të gjeni të njëjtin fustan, por në ngjyrë të zezë.
Keni ende kohë për të zgjedhur një veshje me stilin femërore të Dukeshës Kate.